Instagram Stories bëhet më i madh sesa Snapchat

Ka shumë njerëz që e kritikojnë Facebook-un për krijimin e Stories si funksion në shumë prej aplikacioneve dhe shërbimeve të saj. Por njëra prej tyre me gjasë është rritur shumë dhe po funksionon.

Auto & Tek

13/04/2017 23:11

Kloni i Snapchat, Instagram Stories tani është bërë edhe më i madh sesa vet origjinali. Në fakt, tipari brenda aplikacionit të famshëm të fotografive tani është shndërruar në një sukses të jashtëzakonshëm.

Instagram Stories tani ka bërë 200 milionë përdorues në ditë, ndërsa rivali i saj, Snapchat nuk ka arritur në më shumë se 150 milionë përdorues aktiv brenda një dite.

Por Instagram është edhe më i madh sesa vet Stories, pasiqë besohet se aplikacioni ka në total mbi 600 milionë përdorues aktiv.