Instagram sjell një veçori të re

Instagram së shpejti mund të ndryshojë mënyrën se si i shihni pëlqimet.

Auto & Tek

20/02/2016 18:11

Instagram së shpejti mund të ndryshojë mënyrën se si i shihni pëlqimet.

Kompania po teston një tipar të ri i cili i bën që pëlqimet të shfaqen të gjitha si numra, edhe nëse në një foto ka më pak se 11 pëlqime. Më parë, fotot me më pak se 11 pëlqime shfaqnin emrat e  çdo personi që e kishte pëlqyer foton.

Nuk është ende e qartë se prej sa kohësh po e teston Instagram këtë tipar të ri por disa përdorues filluan ti shihnin pëlqimet e reja përgjatë dy ditëve të kaluara.

Një zëdhënës i Instagram ka konfirmuar testimin por nuk ka thënë nëse ky tipar do të shfaqet për më shumë përdorues dhe kur.

Nuk është ende e qartë nëse ata që janë pjesë e këtij testimi po shohin numrin e pëlqimeve të marra  apo ka një kufi më të ulët kur pëlqimet kthehen në numër. Disa përdorues kanë shkruar në Twitter se pëlqimet u kthyen në numra pasi kaluan numrin tre.

Instagram nuk ka pranua të jap detaje të tjera për specifikat e testimit.

Mund të duket si një ndryshim i vogël por mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm – sidomos për përdoruesit e rinj të aplikacionit. Arritja e 11 pëlqimeve mund të duket si një arritje e rëndësishme për çdo postim në Instagram kështu që ndryshimi i mënyrës se si aplikacioni tregon pëlqimet mund të ketë një ndikim të madh.

Siç mund të pritej, reagimet ndaj këtij tipari të ri ishin të përziera.