Instagram sjell një risi që të gjithë e kemi pritur (Foto/Video)

Ky funksion ju lejon të hiqni nga postimet e njerëzve nga "News Feed" i juaj pa rrezikuar se ata do ta kuptojnë.

Auto & Tek

22/05/2018 18:45

Sigurisht, jeni gjetur në një situatë të tillë, kur në “News Feed” në Instagam iu paraqiten fotografi të atyre që i keni në ndjekje por për një arsye ose tjetër nuk mund t’i heqni nga lista e të ndjekurve, transmeton lajmi.net

Por, tani Instagram ka shtuar një opsion “Mute” me anë të së cilit ju mund të largoni postimet e tyre nga “News Feed” dhe ata nuk do ta kuptojnë fare këtë.

Gjithmonë ju mund të shfuqizoni opsionin dhe të ktheni fotografitë e tyre që të ju shfaqen përsëri. Gjithashtu ju mund të zgjedhni t’i shihni “postimet dhe fotografitë” e heshtura dhe përdoruesi nuk do të informohet për asgjë./Lajmi.net/