Instagram sjell filtrat e fytyrës – Lajmi.net
Instagram sjell filtrat e fytyrës
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 18:59, 17 May 2017
Instagram përditësohet në mësimin e kreativitetit, në veçanti për funksionin e Storie, dhe sërish në të njëjtën linjë të Snapchat.

Në aplikacionin në pronësi të Facebook vijnë filtrat e fytyrës, që nga veshët e koalës, tek ekuacionet matematike që rrotullohen rreth kokës, “të preferuarat” e Mark Zuckerberg, i cili ka qënë vetë i pari që ka postuar këtë risi në Instagram.

Si fillim janë tetë filtra në dispozicion për selfie, foto dhe video që i mbivendosen pamjeve, njofton tch.

Risitë nuk kanë fund. Në Instagram do të jetë e disponueshme të krijoni video që riprodhohen në sens të kundërt me fuksionin “Mbrapsht”. Në Stories mund të shtohen edhe hashtag, qoftë me funksion tekst qoftë me ngjitësat e rinj. Dhe në fund vjen dhe funksioni “Gomë” për vizatimin, falë së cilës mund të fshijmë elemente të tjera të dizenjuara apo të hiqni disa ngjyra.

Përditësimet janë të vlefshme duke nisur nga versioni 10.21 i Instagram për iPhone dhe Android

Fjalët kyçe: Instagram

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown