Instagram shton vegla të reja për editimin e fotografisë

Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive Instagram, është duke shtuar disa opsione të reja për editimin e fotografisë. Opsioni më i popullarizuar i këtij aplikacioni për editimin e fotografisë ishte filteri \"Vintange\", që e bëri edhe aplikacionin më të popullarizuar.

Auto & Tek

04/06/2014 13:03

Aplikacioni i cili është pronë e Facebook tha në një blog të martën se përdoruesit do të jenë në gjendje që ta ndryshojnë ndriçimin, kontrastin, situatat dhe karakteristika të tjera të fotografive që ata do t\’i bëjnë me celularët e tyre.

Veglat e reja janë të gatshme pas shkarkimit të versionit më të ri Instagram 6.0, në celularët Android dhe Apple.

Filterat e vjetër të Instagram mund të ndryshojnë efektet e fotografisë dhe të shtojnë disa ngjyra në të. Aplikacionet e tjera kanë vegla editore më të fuqishme për të rregulluar fotografitë që nuk janë të gatshme në shërbim.

Instagram ka rreth 200 milionë përdorues.