Instagram shton vegla dhe njoftime të reja

Instagram është duke e bërë më të lehtë për t’i parë njoftimet nga postimet e miqve, yjeve botërore dhe përdoruesve të tjerë të cilët dëshironi t’i përcillni nga afër.

Auto & Tek

08/04/2015 18:45

Përditësimi më i fundit i aplikacionit shton mundësinë për t’u abonuar në postimet e përdoruesve specifik dhe prezanton dy vegla të reja për editimin e fotografisë.

Veglat e reja për editim, zbehja dhe ngjyra, shfaqen në menynë ‘adjust’ të aplikacionit dhe ju lejon që të ndryshoni mënyrën se si ngjyrat duken në fotografinë tuaj, transmeton Lajmi.net.

Instagram-fade-640x566

Ngjashëm si veglat e tjera në menynë adjust, zbehja e fotografisë vjen me një slider që ju lejon të kontrolloni fortësinë e efektit.

Instagram-color-640x566

Përditësimi do të bëhet i gatshëm për Android dhe iOS gjatë ditëve në vijim.