Instagram sfidon sërish Snapchat-in, ja çfarë sjell kësaj here

Instagram njoftoi ditën e sotme mbi disa tipare të reja duke përfshirë filtrat e fytyrës të ngjashme me ato të Snapchat.

Auto & Tek

17/05/2017 01:46

Snapchat e ka lançuar këtë aplikacion rreth 19 muaj më parë , duke e shndërruar përdoruesin në qen, flutur edhe shumë opsione të tjera.

Instagram do të fusë fillimisht tetë filtra, duke përfshirë veshët e koalës dhe lloje të ndryshme kafshësh.

Për t’i përdorur këto filtra duhet të shkoni tek kamera e “historive” dhe të kërkoni një ikonë fytyre në të djathtë të kamerës.

Këto fytyra funksionojnë edhe në bumerang edhe gjatë një video- je. /albeu.com/