Instagram po rritet me shpejtësi marramendëse – tani ka 700 milionë përdorues

Rrjeti social Instagram tani ka arritur të ketë 700 milionë përdorues.

Auto & Tek

27/04/2017 00:20

Këtë e ka bërë të ditur pronari i Facebook dhe i Instagramit Mark Zuckerberg, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social.

Ai ka shkruar: “Urime Kevin (shefi i Instagram) dhe të gjithë ekipit arritjen e 700 milionë përdoruesve! Progres fantastik në shumë fronte”.