Instagram, në mesazhet direkte edhe link

Pasi futi ngjitësat e stilit të Snapchat, Instagram ka një tjetër risi dhe këtë herë për mesazhet direkte.

Auto & Tek

26/05/2017 16:07

Shumë shpejt në komunikimet private do të ketë edhe link dhe faqe interneti, me vizualizim të mëparshëm brenda çatit, mund të bashkangjiten numra telefoni dhe adresa.

Ky “rrollout” duhet të nisë menjëherë me versionin e ri të aplikacionit për pajisjet me sistemin operativ iOS të Apple apo dhe për Android të Google.

Përveç kësaj, me këtë version të ri të Instagram, mund të dërgoni edhe pamje në formatin “portrait” apo “landscape” dhe jo vetëm kuadrate. Ky funksion është menjëherë i disponueshëm për iOS e më pas do të jetë dhe për Android. /Lajmi.net/