Instagram me një veçori të re

Instagram ka prezantuar disa përmirësime në Instagram Direct.

Auto & Tek

02/09/2015 09:47

Në vitin 2013, Instagram prezantoi Instagram Direct, që i lejonte përdoruesit të dërgonin foto dhe video mesazhe private për herë të parë.

Por, përderisa ikona e Insta Direct në formë kutie qëndronte në maje të aplikacionit, Direct nuk ofronte edhe aq shumë gjëra për të bërë.

Në Insta Direct ju nuk mund të dërgonit fotografitë që i postonit në kohështrirjen tuaj, apo t’i përgjigjeshit një fotografie me një fotografi, apo të fillonit një bisedë thjeshtë me tekst.

Por, prej sot e tutje ju mund t’i bëni që të gjitha këto, si pjesë e një përmirësimi të madh në Direct që e bën Instagramin të ndjehet si një aplikacion i plotë i mesazheve për herë të parë, transmeton Lajmi.net.

Rreth 85 milionë njerëz e përdorin Direct çdo muaj, dhe me këtë përmirësim, Instagram është duke u munduar që përdoruesit e Snapchat t’i fokusojë vetëm në këtë aplikacion. (Lajmi.net)