Instagram lanson edhe një aplikacion të ri (Video)

Përveç apliakacionit Slingshot të Facebook dhe Bolt të Instagram, është krijuar edhe një aplikacion i ri tjetër poashtu nga Instagram.

Auto & Tek

27/08/2014 22:55

Ndryshe nga Bolt dhe Slingshot, të cilët deri më tani kanë dëshmuar se nuk janë edhe aq të mirë, aplikaconi i ri i Instagram i quajtur Hyperlapse është më i thjeshtë, më elegant dhe më i dobishëm, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni, i cili u lansua të martën, lejon përdoruesit që shpejtë dhe lehtë të krijojnë ‘video në lëvizje’ – diçka që nuk ka qenë e lehtë dhe efektive të realizohet në celular deri më tani.

Në fakt, aplikacioni është pothuajse më i thjeshtë. Regjistroni një video, zgjidheni shpejtësinë e rishikimit, e ruani dhe e shpërndani. Jo editime shtesë ose kërkesë për tu regjistruar. 

Shikojeni videon më poshtë për ta parë një shembull të një videoje nga ky aplikacion: