Instagram, këtë e keni pritur gjatë

Sa herë kemi dëgjuar të hakohen llogaritë në Instagram? Shumë shpesh, për fat të keq, por mesa duket tashmë numri do shkojë drejt rënies.

Auto & Tek

18/02/2016 01:10

Instagram ka konfirmuar se më në fund ka filluar të implementojë funksionin e vërtetimit me dy hapa. Ky tipar sigurie u vu re më parë kur po testohej, por mesa duket tani është i hapur për të gjithë.

Për ata që janë të panjohur me vërtetimit me dy hapa, kjo do të thotë se përveç emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, do ju duhet edhe një kod për të hyrë në llogarinë tuaj. Ky kod gjenerohet vetëm një herë i cili shërben për të vërtetuar përdoruesin. Kjo është e ngjashme me atë që pëdorin disa banka në momentin kur hyni në llogarinë tuaj online dhe dëshironi të kryeni një transfertë.

Dhe kjo që po përdorë Instagram është gjithashtu e njëjta gjë, përveç se përdoruesve do t’ju duhet për të shtuar dhe për të verifikuar një numër telefoni për të përdorur këtë shërbimin, dhe nëse dikush tjetër përpiqet të hyj në llogarinë tuaj, ju do të njoftoheni me një mesazh i cili shfaq kodin e verifikimit. Ky është një tipar që shumë e kanë argumentuar se duhet të ishte implementuar kohë më parë./lajmi.net