Instagram gati të mposhtë Snapchat

Storiet në Instagram tani kanë aq përdorues sa edhe Snapchat.

Auto & Tek

14/01/2017 17:13

Së bashku me 150 milionë përdorues ditor, Instagram sot njoftoi lansimin e reklamave në storie.

Foto reklamat 5-sekondëshe dhe video reklamat 15-sekondëshe (të paklikueshme) do të fillojnë të paraqiten në mes të storjeve të njerëzve të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

Formati, siç edhe vetë veçoria e Storjeve, është një kopje e reklamave të Snapchat. Reklamat e Snapchat funksionojnë njëjtë, përveç se përdoruesit atje duhet të zgjedhin në mes të storjeve të njerëzve të ndryshëm për t’i parë – me reklamat që paraqiten në mes të çdo storje që ndalet.