“Instagram Direct” numëron 375 milionë përdorues aktivë

Katër vite më parë rrjeti social në pronësi të Mark Zuckenberg, “Instagram” prezantoi platformën e komunikimit, “Direct”, ndërsa derimë tani ajo numëron plot 375 milionë njerëz aktivë që përdorin këtë shërbim.

Auto & Tek

12/04/2017 21:58

Së fundmi “Instagram” ka bërë disa përditësime, në performancë po ashtu edhe disa veçori të reja, të cilat janë të disponueshme si në iOS ashtu edhe në Android.

“Instagram Direct” përbëhej nga dy seksione, një ku gjendeshin mesazhet e përhershme dhe një ku mesazhet humbeshin pas 24 orësh. 375 milionë përdoruesit përbëjnë afro 63% të gjithë bazës së përdoruesve të “Instagram”.