Inspiruese: Humbi këmbët, por edhe në këtë gjendje u bë kampione e notit (Foto)

Ishte një pamje që tmerroi botën. Qian Hongyan, u fotografua teksa po lëvizte me ndihmën e një topi basketbollli të vendosur poshtë këmbëve të saj  që tashmë nuk i kishte.

Fun

24/09/2015 23:31

Ajo tragjikisht humbi këmbët kur ishte vetëm katër vjeç, në një aksident trafiku.

Familja e saj kishte shumë pak të ardhura për të ndihmuar atë me medikamente mjekësore, kështu që gjyshi i saj preu topin e basketbollit për të zëvëndësuar sadopak pjesët e poshtme të trupit të saj, shkruan TheSun.

Tetë vjetë më vonë, Qian, ka bërë trasforimimin më të mirë të mundshëm duke u bërë kampione ndërkombëtare e notit paralimpik, transmeton lajmi.net.

basket-ball-girl1__2498762a

Ajo ka fituar një varg konkursesh të mëdha dhe vetëm vitin e kaluar ka fituar një medalje të artë në Lojrat Paralimpike në provincën Yunnan.

basket-ball-girl10_2498766a

Ajo udhëtoi 1600 milje për në Beijing për të vendosur këmbët prostetike. E tash në moshën 19 vjeçare, ajo është e vendosurqë të bëhet kampione paralimpike në Kinë./lajmi.net.

basket-ball-girl7_2498771a