Inspirohet nga fansat, Rita Ora publikon këngën “Proud”

Rita Ora është një nga artistet shqiptare që ka arritë famë të madhe në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

19/01/2018 17:11

Dy javë më parë, Rita solli projektin “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, shkruan lajmi.net.

Njëherësh, kënga e lartëpërmendur do të jetë edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Por, ajo nuk u ndal me kaq, përmes rrjeteve sociale këngëtarja ka bërë të ditur se duke u frymëzuar nga fansat e saj, ajo lansoi edhe një projekt të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Proud”, të cilën e solli vetëm në versionin audio, ndërsa pasi e publikoi këngën ajo shkroi “Më në fund është këtu! Jam më se #KRENARE që të ndajë me ju këngën time të re, e frymëzuar nga tregimet tuaja”. /Lajmi.net/

YouTube player