Inspirohen nga Januzaj

Të rinjtë e Manchester Unitedit, Andreas Pereira dhe Charni Ekangamene shpresojnë të bëhen anëtarë të ekipit të parë njësoj sikurse Adnan Januzaj. Pereira ishte një prej katër futbollistëve të lindur në Belgjikë, që u paraqitën në ekipin e dytë të Unitedit në sezonin e kaluar, para se të shpallej më i miri në Milk Cup.…

Sport

30/12/2013 20:00

Të rinjtë e Manchester Unitedit, Andreas Pereira dhe Charni Ekangamene shpresojnë të bëhen anëtarë të ekipit të parë njësoj sikurse Adnan Januzaj.

Pereira ishte një prej katër futbollistëve të lindur në Belgjikë, që u paraqitën në ekipin e dytë të Unitedit në sezonin e kaluar, para se të shpallej më i miri në Milk Cup.

“Shpresoj të përfundoj sezonin me ekipin e dytë, por kurrë nuk i dihet se çka mund të ndodh”, deklaroi 17-vjeçari për Het Laatste Niews.

“Vitin e ardhshëm do të më pëlqente ti bashkohem ekipit të parë në përgatitje për sezonin e ri. Ky është objektivi im. Nëse e arrij, do të jem i lumtur. 2013-ta ishte vit i mirë për mua. Jam duke u paraqitur përtej parashikimeve pasi tashmë jam promovuar në ekipin U-21”, shtoi ai.

Kurse, mesfushori ofanziv Pereira mohoi krahasimet me Januzajn.

Januzaj, së bashku me Pereira dhe Ekangamene

“Disa më krahasojnë me Januzajn. Por, jam ende larg. Kam kaluar disa muaj të vështirë pas ardhjes në klub, por transferimi i Januzajt, një vit më vonë, më bëri mirë. Ne jemi shokë. Të gjithë yjet në ekip më njohin”, deklaroi ai.

Januzaj është inkuadruar në ekipin e parë të Unitedit këtë sezon dhe ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij edicioni.