Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore.

Lajme

21/01/2019 13:56

Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor.

Ata thonë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njëjtë me infermierët.

Në letrën e siguruar nga kallxo.com me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit thuhet se i gjithë stafi i inspektoriatit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.

“ Arsyeja e organizimit të grevës është  moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre.

Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.