Inspektorët kimikë do të lejohen të vizitojnë Dumën – Lajmi.net
Inspektorët kimikë do të lejohen të vizitojnë Dumën
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:30, 17 April 2018
Inspektorë të armëve kimike në Siri do të lejohen të vizitojnë vendin e sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma të mërkurën, thanë zyrtarët rusë.

Ekipi ndërkombëtar ndodhet në Siri qysh të shtunën, por nuk është lejuar të vizitojë Dumën.

Sulmi i 7 prillit ka bërë që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca të sulmojnë caqe të Qeverisë siriane një javë më vonë.

Siria dhe aleatja e saj, Rusia, mohojnë se ka pasur sulm kimik.

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të ketë vizituar vendin e sulmit të dyshuar dhe “mund të ketë manipuluar me provat”.

Por, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “mund të garantojë” se Rusia nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Lavrov, në një intervistë për BBC-në, po ashtu tha se sulmi në Duma është “një gjë e organizuar”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO