Inspektorët e komunës vëzhgojnë nga afër vendosjen e flamurit të Kosovës

Pas urdhërit të kryeministrit Haradinaj, ka filluar ngritja e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë.

Lajme

13/02/2018 19:30

 

Gazetarët e lajmi.net raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët e komunës së Prishtinës, për të parë se çfarë do të ndodhë.

Inspektorët kanë pyetur punëtorët e Ministrisë së Administratës se me urdhër të kujt po e vendosin flamurin.

“Me urdhër të kryeministrit”, ishte përgjigja e tyre.

Ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte thënë se vendosja e flamurit të Kosovës nuk është në përgjegjësinë e tij.

Ndryshe gjatë netëve të kaluara ka pasur thirrje të aktivistëve të VV-së që të pengohet vendosja e flamurit shtetëror. /Lajmi.net/