Inspektorët e Komunës u ndërprejnë ndërtimin, punëtorët shajnë Vetëvendosjen (Video)

Inspektorët e Komunës së Prishtinës nën përcjelljen e forcave të Policisë së Kosovës kanë rrënuar sot një objekt pa leje në lagjen “Mati 1” në kryeqytet.

Lajme

27/05/2016 15:49

Mirëpo, ky vendimi i Komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti nuk është mirëpritur nga pronari i objektit si dhe punëtorët e ndërtimit të cilët janë duke ndërtuar punuar në këtë objekt. Sipas tyre, objekti ka leje dhe është duke u bërë vetëm për inate personale, raporton Indeksonline

Madje, disa prej punëtorëve të ndërmarrjes private ndërtimore “Valoni” nuk kanë kursyer edhe ofendime ndaj Inspektorëve dhe disa pjesëtarëve të PK-së.

“Ja q… nënën atyre që ia kanë dhënë votën “Vetëvendosjes”, ishte reagimi i njërit prej punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Për më shumë, shikojeni videon: