Inspektorati i Policisë nuk e ka monitoruar protestën

Arbër Beka, Zëdhënës i Inspektoratit të Policisë, ka thënë për lajmi.net se ky institucion është në pritje të ndonjë ankese eventuale. Por deri pasditen e së martës, askush nuk është ankuar.

Lajme

28/01/2014 19:54

Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës nuk e ka në monitoruar sjelljen e Policisë gjatë protestës së sotme të studentëve në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Zyrtarë të këtij institucioni që është ëprgjegjës për adresimin e ankesave ndaj sjelljeve të Policisë, kanë thënë se nuk kanë qenë prezentë gjatë protestës dhe se deri në pasditen e së martës, nuk kanë pranuar asnjë ankesë për këtë.

Por Arbër Beka, Zëdhënës i Inspektoratit të Policisë, ka thënë për lajmi.net se ky institucion është në pritje të ndonjë ankese eventuale.

Në rrethana të tilla, Inspektorati nuk ka mundur ta përcaktojë nëse Policia ka përdorur dhunë të tepruar gjatë protestës së sotme.

“Inspektorati i Policisë nuk ka qenë. Ne nuk kemi marrë ndonjë ankesë në institucion, prej ndonjë studenti që ka qenë pjesëmarrës në protestë ose që ka qenë i arrestuar prej policisë, po flas për inspektorat policor”.

“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë ankesa nesër ose pasnesër. Megjithatë, zyrtarisht mund të konfirmoj që ende nuk kemi pasur ndonjë ankesë prej dikujt sa i përket sjelljeve të policisë”, ka thënë Arbër Beka për lajmi.net.