Insigne: Ky futbollist është më i mirë se Ronaldo

Lorenzo Insigne ka një mesazh për përforcimin e ri të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

17/07/2018 09:03

Lorenzo Insigne nuk ka frikë pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.

Sulmuesi i Napolit beson se skuadra e tij sërish do të jetë rivali kryesor i ‘Bianconerëve’ në garë për Scudetto.

Por, ai po ashtu ka një mesazh për përforcimin e ri të Juventusit.

“Personalisht, nga mënyra si e kuptoj unë futbollin, Messi është më i mirë se Ronaldo”, deklaroi Insigne për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Por, kualitetet e portugezit nuk diskutohen, nëse ka fituar pesë herë Topin e Artë do të thotë diçka”, u shpreh ai. /Lajmi.net/