Inkasanti i KEDS-it rrihet e bëhet për spital

Policia e Kosovës në Komunën e Kamenicës, ka njoftuar se të premten rreth mesditës, ka arrestuar një person të dyshuar.

Lajme

27/02/2016 23:44

Forcat e rendit sqarojnë se ky shtetas ka sulmuar fizikisht inkasantin e KEDS-it, kurse incidentit i ka paraprirë një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar inkasant (punëtor) i KEDS-it”, shkruan ë raportin e Policisë.

Pas incidentit, viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”/lajmi.net