Injoruan flamurin shtetëror, protestuesit e VV-së me flamujt të shteteve që njohën Kosovën

Aktualisht është duke u mbajtur protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim kundërshtimin e idesë së presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve të Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Lajme

29/09/2018 15:09

Protestuesit, të cilët tani janë në sheshet e Prishtinës duke iu drejtuar objektit të Qeverisë, përpos flamujve të Shqipërisë e UÇK-së, në duar po mbajnë edhe flamuj të shteteve që kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e bëra nga lajmi.net.