Injeksioni që po iu ndihmon meshkujve të zgjasin 3 herë më shumë në shtrat

Ejakulimi i parakohshëm është një ndër problemet më të zakonshme të meshkujve.

Lifestyle

17/02/2019 23:28

Gjendja ndodh kur një burrë ejakulon menjëherë pas penetrimit, duke nënkuptuar se seksi do të marrë fund shpejt, transmeton lajmi.net.

Zakonisht, meshkujt që vuajnë nga kjo gjendje shëndetësore e përfundojnë seksin më shpejtë se 2 minuta, ndërsa një mashkull mesatarisht mund të zgjasë mbi 7 minuta.

Megjithatë, një studim i ri ka gjetur se një trajtim me injeksione penisi mund të përmirësojë jetën seksuale.

Të paktën 30 burra u injektuan me acid hialuronik, që gjenden zakonisht në moistruizer dhe kremra.

Mjekët zbuluan se dy në tre burra me probleme me ejakulimin pësuan përmirësim – që zgjasnin në shtrat 3 herë e gjysmë më shumë.

Dhe një muaj më vonë këta burra mund të bënin seks për 120 sekonda krahasuar me 34 sekonda më herët, raporton The Sun.

Acidi mendohet të funksionojë me trashjen e indeve në organ, gjë që redukton ndjeshmërinë. /Lajmi.net/