Iniestas nuk i interesojnë paratë

Andres Iniesta thotë se ngecja e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së tij në Barcelonë nuk ka ndodhur për shkak të arsyeve financiare. 29-vjeçari refuzoi ofertën e parë të gjigantit katalan për vazhdimin e qëndrimit në Nou Camp, edhe pse vazhdimisht ka theksuar se është i lumtur në klub dhe planifikon të pensionohet në Barcelonë.…

Sport

10/10/2013 19:30

Andres Iniesta thotë se ngecja e bisedimeve për vazhdimin e kontratës së tij në Barcelonë nuk ka ndodhur për shkak të arsyeve financiare.

29-vjeçari refuzoi ofertën e parë të gjigantit katalan për vazhdimin e qëndrimit në Nou Camp, edhe pse vazhdimisht ka theksuar se është i lumtur në klub dhe planifikon të pensionohet në Barcelonë. Iniesta ka sqaruar se paratë nuk janë pengesë në arritjen e marrëveshjes.

“Do ta përsëris atë që e kam thënë shumë herë, nuk është diçka që më brengos”, deklaroi Iniesta për El Larguero.

“Nëse dy persona arrijnë marrëveshje, atëherë nuk ka ndonjë problem. Nuk më pëlqejnë negociatat sepse Barcelona për mua është sikurse një familje. Nuk më intereson nëse jam i dyti, i treti ose i katërti më i paguari në klub, ajo që dua të kem është ndjeja e njëjtë që kam në klub, dhe ajo që ata ndjejnë për mua. Paratë janë aty, klube të tjera po ashtu por ka gjëra të tjera të rëndësishme që kanë rëndësi më të madhe”, përfundoi ai.