Iniesta zbulon emrat e ekipeve me të cilat nuk dëshiron të takohet në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Barcelonës, Andres Ineista nuk dëshiron të takohet me skuadrat spanjolle në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/03/2017 09:32

Andres Ineista nuk dëshiron të takohet me Real Madridin dhe Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk mund të nënvlerësojmë askënd. Të gjithë ne jemi të fortë, kështu që unë nuk mund të them që dua të shmangë këtë ekip apo atë ekip”, ka deklaruar ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ndoshta ekipet spanjolle (Realin dhe Atleticon) sepse ne njohim njëri-tjetrin. Çdo ekip që do të na bie ne do të japim më të mirën tonë për të ecur përpara”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6