Iniesta: Tifozë të Barcelonës, mos e fishkëlleni himnin

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka kërkuar nga tifozët e skuadrës së tij që mos ta fërshëllejnë himnin e Spanjës në finalen e Copa del Rey.

Sport

26/03/2015 12:37

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka kërkuar nga tifozët e skuadrës së tij që mos ta fërshëllejnë himnin e Spanjës në finalen e Copa del Rey.

“Nuk është aspak e këndshme kur ndodhin gjëra të tilla. Ajo do të jetë një finale dhe duhet të mendojmë vetëm për sportin. Më e rëndësishme në atë ndeshje do të jetë vetë ndeshja. Ne dëshirojmë të luajnë një takim pozitiv dhe çështjet që nuk i përkasin futbollit nuk duhet të përfshihen”, deklaroi Iniesta.

Finalja do të luhet në Camp Nou, stadium i Barcelonës.

“Më vjen mirë që ndeshja do të zhvillohet në Camp Nou sepse ai është stadiumi jonë. E kuptoj vendimin e Realit për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes në Bernabeu. Ata janë rivalët tanë dhe asnjë rival nuk do të dëshironte që kundërshtari të festonte në shtëpinë e tij”, u shpreh ai.