Iniesta: Shpresoj që Enrique të qëndroi te Barcelona

Andres Iniesta beson se Luis Enrique do të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

27/02/2017 16:28

E ardhmja e trajnerit spanjoll është vënë në dilemë pas mos vazhdimit të kontratës me Barcelonën, e cila përfundon në fund të sezonit.

“Të gjithë e kemi të qartë situatën, e dimë ku jemi dhe ku duhet të arrijmë, si lojtarët ashtu edhe trajneri”, deklaroi Iniesta, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi me Luis Enriquen, unë shpresoj se ai do të qëndroi këtu dhe së bashku do të vazhdojmë të fitojmë tituj, siç kemi bërë në sezonet e fundit”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6