Iniesta reagon pas ardhjes së Coutinhos dhe ‘largimit’ nga Barcelona

Barcelona nuk do të mbetet pa Philippe Coutinhon.

Sport

12/01/2018 14:51

Andres Iniesta nuk do të largohet nga Barcelona.

Iniesta ka thënë për Onda Cero rreth transferimit të yllit brazilian: “Jam lojtar për këtë skuadër dhe kam thënë se vetëm më të mirët mund të luajnë për këtë skuadër. Kjo e bën Coutinhon një ndër më të mirët”.

Ai ka insistuar se asnjë lojtarë nuk mund ta largojë atë nga Barça.

“Asnjë lojtar nuk do të mundë asnjëherë të më bëjë mua të pensionohem apo të më përzënë nga skuadra. Në moshën 33-vjeçare, ky nuk është problemi. Coutinho ka ardhur për të na përmirësuar. Jam i lumtur se ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij”, ka shtuar Iniesta.