Iniesta, Ramos dhe Sanchez, “dëshirat” e Spallettit

Luciano Spalleti nuk ka hezituar të bëjë shaka me emrat që mund t’i transferojë Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

15/12/2017 17:28

‘Nerazzurët’ janë në krye të tabelës në Serie A si skuadër e pamposhtur këtë sezon, por për të mbajtur atë ritëm ata kanë nevojë për përforcime, që të vazhdojnë garën për titull.

Trajneri italian në konferencën për shtyp, ka folur për mundësitë e transferimeve te Interi, duke thënë se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme, ndërsa për shaka me gazetarët ka shtuar se janë të interesuar për Sergio Ramosin, Andres Iniestan dhe Alexis Sanchez.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në tregun e transferimeve”, ka deklaruar Spalletti.

“Derisa klubi dhe presidenti nuk shpalosin synimet e tyre, ne duhet të jemi të heshtur”.

“Krijimi i prirjeve që krijuat ju mediet para fillimit të sezonit dhe mungesa e besimit për shkak të emrave që kanë ardhur nuk është e mirë për tifozët”.

“Nëse më pyesni se kë dëshiroj ta transferoj, atëherë ju them se unë dua Sergio Ramosin, Iniestan dhe Sanchezin”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/