Iniesta: Penalltia e Messit, gabimi i vetëm

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se penalltia e humbur nga Lionel Messi, ishte gabimi i vetëm i skuadrës në ballafaqim me Manchester Cityn.

Sport

25/02/2015 09:48

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se penalltia e humbur nga Lionel Messi, ishte gabimi i vetëm i skuadrës në ballafaqim me Manchester Cityn.

Ylli argjentinas nuk realizoi nga pika e bardhë në qastet e fundit të takimit, por gjiganti katalan prapë fitoi me rezultat 2:1 në duelin e tyre të parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

“Përveç penalltisë, ne jemi të lumtur me rezultatin në Manchester”, deklaroi Iniesta për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Penalltia ishte gabimi i vetëm që kemi bërë tërë ndeshjen. Fitorja 3:1 do ta përfundonte ballafaqimin para ndeshjes së kthimit në Camp Nou”, u shpreh ai.