Iniesta optimist: Barca mund të luftojë për të gjithë titujt

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se katalunasit mund të luftojnë për të gjithë titujt këtë edicion.

Sport

21/12/2018 23:56

Iniesta beson se Barca ka fondin e duhur të lojtarëve dhe lojtarët e rinj po përmirësohen dhe po përshtaten shumë mirë me skuadrën.

Kjo arsye e shtynë spanjollin të mendojë se skuadra nga “Camp Nou” do të jetë në garë për secilin titull këtë edicion.

“Barca mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion. Ata kanë lojtarë të rinj të mirë të cilët po përmirësohen” ka thënë fillimisht legjenda spanjolle për “Mundo Deportivo” transmeton lajmi.net.

“Besoj se Barcelona ka një skuadër e cila mund të luftojë për të gjithë titujt” ishin fjalët e Iniesta.

Spanjolli është kthyer në vendlindje për Krishtlindje pasi që sezoni me Vissel Kobe në Japoni ka përfunduar. /Lajmi.net/