Iniesta “ndryshon” rregullat e Kampionatit japonez

Andres Iniesta zbriti në fushë me numrin 8, por në Japoni është reptësisht e ndaluar të ndryshosh numrin.

Sport

27/07/2018 11:09

Iniesta tashmë luan në kampionatin japonez në klubin e Visel Kobe dhe debutimi i tij në këtë skuadër nuk ishte në atë mënyrë që jemi mësuar të shikojmë të klubet europiane.

Por ajo që u vu re në debutimin e tij është një ndryshim në rregulloren e kampionatit japonez.

Iniesta zbriti në fushë me numrin 8, por në Japoni është reptësisht e ndaluar të ndryshosh numrin gjatë zhvillimit të kampionatit, transmeton “Albeu”.

Federata Japoneze ka bërë një lëshim dhe Mita i la numrin 8 shokut të ri të ekipit.

Nga ky ndryshim u prek edhe Torres që mori numrin 9-të te ekipi i tij, Sagan Tosu.