Iniesta: Mund ta mposhtim Realin në Bernabeu

Andres Iniesta beson se Barcelona mund ta mposht Real Madridin në Santiago Bernabeu, në El Clasicon që do të zhvillohet më 23 mars. Katalunasit gjenden një pikë prapa ‘Los Blancos’ me dy ndeshje sa kanë mbetur, para se skuadra e Gerardo Martinos të përballet me atë të Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu. Iniesta s’ka dyshim…

Sport

06/03/2014 18:20

Andres Iniesta beson se Barcelona mund ta mposht Real Madridin në Santiago Bernabeu, në El Clasicon që do të zhvillohet më 23 mars.

Katalunasit gjenden një pikë prapa ‘Los Blancos’ me dy ndeshje sa kanë mbetur, para se skuadra e Gerardo Martinos të përballet me atë të Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu.

Iniesta s’ka dyshim se fitorja në kryeqytet mund të arrihet, ndërsa po mendon edhe për duelin e së shtunës ndaj Valladolidit. Mesfushori spanjoll beson se gjiganti katalunas do ta synojë La Ligan, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

“Naturisht, ne mund ta fitojmë ndeshjen. E kemi bërë këtë edhe në të kaluarën. Por, i kemi dy lojë në La Liga para El Clasicos dhe nuk duhet t’i harrojmë ato. Nëse duam të luftojmë deri në fund të sezonit, duhet ta mposhtim Realin”, deklaroi Iniesta.

“Pritjet janë të mëdha në të trija kompeticionet. Ne kemi disa opsione në skuadër dhe dëshira e entuziazmi për të fituar trofe, është në rritje”, përfundoi ai.