Iniesta merr vendimin final për të ardhmen

Sipas mediave spanjolle, Iniesta do të konfirmojë largimin pas finales së Kupës së Mbretit, që luhet në fund të sezonit

Sport

16/04/2018 09:32

Andres Iniesta do të përfundojë aventurën te Barcelona në verë.

Sipas mediave spanjolle, Iniesta do të konfirmojë largimin pas finales së Kupës së Mbretit, që luhet në fund të sezonit, përcjellë “Lajmi.net”.

Mesfushori ka pasur karrierë të jashtëzakonshme te ekipi katalunas, duke fituar çdo trofe.

Ai pritet ta vazhdojë karrierën në ndonjë kampionat tjetër. /Lajmi.net/