Iniesta: Ky yll i futbollit do të më zëvendësoj te Barcelona (FOTO)

Andres Iniesta një ditë do të largohet nga futbolli, dhe zëvendësimi i tij te Barcelona do të jetë shumë i vështirë.

Sport

20/02/2017 17:26

‘Blaugranët’ do të kenë të vështirë të gjejnë një lojtar adekuat që do të zëvendësojë njërin nga lojtarët më të talentuar në futboll viteve të fundit.

Por, spanjolli ia ka bërë një ndihmë të vogël Barcelonës, duke ia gjetur zëvendësimin e tij.

Këtë e ka zbuluar mesfushori Matuidi, që ka pasur një bisedë të shkurtër me Iniestan në ndeshjen PSG – Barcelona.

“Kur Verratti ishte i shtrirë në tokë pas lëndimit, i thash Iniestas se ky do të jetë zëvendësimi yt. “Po, ashtu mendoj edhe unë”, mu përgjigj ai”, ka deklaruar Matuidi./Lajmi.net/\

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.