Iniesta: Kjo e pret Juventusin kundër Barcelonës

Andres Iniesta ka folur për ballafaqimin me Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2017 15:45

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se skuadra e tij do t’i ketë dy duele shumë të vështira me Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Kemi kujtime të mira nga ballafaqimi i fundit, por tani do të jenë dy ndeshje ndryshe”, deklaroi ai për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Do të takohemi me një ekip të madh, me futbollistë të shkëlqyeshëm. Andaj, do të jetë shumë e vështirë dhe duhet të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6