Iniesta ia kthen përgjigjen Juventusit

Ditët e fundit janë përhapur zëra që e shohin Andres Iniestën t'i bashkohet Juventusit, ashtu siç bëri më parë dhe Dani Alves.

Sport

29/05/2017 15:58

Gjithsesi mesfushori spanjoll ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali.

“Juventusi? Jo, faleminderit”, është përgjigjur mesfushori zërave, raporton “Mundo Deportivo”.

Kapiteni i Barcelonës do të vazhdojë deri në fund të kontratës së tij, që skadon më 30 qershor 2018, duke refuzuar ekipit italian.

Pas deklaratave në ditët e fundit vështirë se Iniesta do të rinovojë sërish me blaugranët, dhe me shumë mundësi mund dhe të fillojë ndonjë aventurë të re në Amerikë.