Iniesta e do Botërorin

Andres Iniesta ka qenë protagonist i Botërorit 2010, duke e shënuar golin vendimtar të Spanjës, në fitoren 1:0 ndaj Holandës, në finalen e madhe. Mirëpo, mesfushori spanjoll nuk është ngopur me këtë trofe dhe synon që ta përsërisë këtë sukses edhe në Kampionatin Botëror 2014, që do të mbahet në Brazil, pas disa muajsh. “Na…

Sport

06/03/2014 21:30

Andres Iniesta ka qenë protagonist i Botërorit 2010, duke e shënuar golin vendimtar të Spanjës, në fitoren 1:0 ndaj Holandës, në finalen e madhe.

Mirëpo, mesfushori spanjoll nuk është ngopur me këtë trofe dhe synon që ta përsërisë këtë sukses edhe në Kampionatin Botëror 2014, që do të mbahet në Brazil, pas disa muajsh.

“Na kanë mbetur ndjenja të mira nga Botërori. Kemi besim se mund të bëjmë diçka të rëndësishme”, deklaroi futbollisti i Barcelonës pas ndeshjes të cilën e zhvilloi mbrëmë Përfaqësuesja e Spanjës ndaj Italisë.

“Ta fitonim Botërorin ishte e jashtëzakonshme dhe ta shënoja golin në finale të Botërorit ishte një ndjenjë unike”, përfundoi ai.

Për dallim nga evenimentet e fundit, ku Spanja e fitoi një Botëror dhe dy Evropiane, këtë herë ‘Stuhia e Kuqe’ nuk shihet si favorit absolut, edhe pse skuadra e Vicente Del Bosques është ndër ekipet më të fuqishme.