Iniesta e bën një gabim trashanik, fansat i kërkojnë largimin e fotos

Andres Iniesta i ka nxjerr shumë punë vetes.

Sport

07/01/2019 09:43

Andres Iniesta ka postuar një foto në rrjetet sociale, por që ka marrë shumë komentet negative.

Mesfushori spanjoll që aktualisht luan në Kinë, ka postuar një foto më festën e Tre Mbretërve (Three Kings Days), përcjell lajmi.net.

Si pjesë e festimit të kësaj feste në Spanjë, në foton e publikuar qartë shihen dy persona me fytyrë të ngjyrosur, të cilët vepruan kështu pasi njëri prej mbretërve tradicionalisht i takon racës së zezë.

Disa prej reagimeve drejtuar Iniestas: “Racistttt”, “Keni menduar ndonjëherë se Iniesta do t’i rrënojë gjithë ato vinte brilante me një postim të vetëm?”, “Kjo është e tmerrshme”, “Të lutem fshije, dhe kërko falje”. /Lajmi.net/

https://twitter.com/AFCCB1079/status/1081991796937408512

https://twitter.com/zaynberrytae/status/1081996653782024193