Iniesta: Duhet të fitojmë secilën ndeshje deri në fund

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se skuadra e tij duhet të fitojë secilin takim deri në fund të sezonit nëse dëshiron të shpallet Kampione e La Ligas.

Sport

25/04/2015 20:54

Andres Iniesta ka thënë se skuadra e tij duhet të fitojë secilën ndeshje deri në fund të sezonit në La Liga.

“Fitorja e sotme tregon se ne kemi bërë edhe një tjetër hap drejt titullit, por ne duhet të shikojmë për ndeshjet tjera të cilat na kanë mbetur deri në fund.

“Të gjitha ndeshjet që kanë mbetur janë si një finale e kupës. Për të fituar La Ligan ne me të vërtetë duhet të fitojmë çdo ndeshje që na ka mbetur deri në fund”, përfundoi spanjolli.