Iniesta: City do të vuaj nga Messi

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se Lionel Messi do ta bëj Manchester Cityn që të vuaj shumë në ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2015 16:17

Iniesta është i bindur se Lionel Messi do ta bëj dallimin në ndeshjen e nesërme kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Leo Messi është një lojtar unik, njëri nga lojtarët në botë i cili mund të ta dhurojë fitoren në mënyrën e tij”, tha Iniesta në konferencë për shtyp.

“Është çdo herë avantazh të kesh në skuadër lojtarë të kualitetit të tij. Shpresojmë se do ta vazhdojmë këtë formë të mirë edhe kundër Manchester Cityt. Sidoqoftë, Messi është garantuesi”, përfundoi Iniesta.