Iniciativa Qytetare e Drenasit shkrihet në NISMA

E gjithë struktura e IQD aktivitetin politik dhe organizativ do ta zhvillojë në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën.

Lajme

04/03/2014 15:16

Inciativa Qytetare e Drenasit “IQD” është shkrirë në NISMA për Kosovën, subjekt i themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Zyra për Informim e NISMA ka njoftuar se  e gjithë struktura e IQD aktivitetin politik dhe organizativ do ta zhvillojë në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën.

“Iniciativa Qytetare për Drenasin konsideron se NISMA për Kosovën, po krijohet në një moment shumë të veçantë, kur proceseve në Kosovë ju nevojitet edhe një promotor për ndërtimin e shtetit të së drejtës, qeverisje të mire dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës.”

“Këshilli dhe kryesia e IQD, duke u pajtuar me Deklaratën Programore, si dhe duke konsideruar NISMËN për Kosovën si një front bashkimi i të gjithë atyre personaliteteve që gjatë periudhave me të vështira të historisë sonë, ishin bartëse dhe në ballë të proceseve për liri, demokraci dhe mëvetësi në Kosovë, në pajtim me strukturat tjera të organizuara, ka marrë vendim për bashkim-shkrirje në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën.”

“Pra, që nga sot e gjithë struktura e IQD-së, aktivitetin politik dhe organizativ do ta zhvillojë në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën, duke synuar kështu që të jemi një promotor i zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e NISMA për Kosovën.