Infiniti shfaqë konceptin e së ardhmes (Foto)

Ky koncept i quajtur ‘Sypnatiq’ transformohet në automjete të ndryshme për çdo rast.

Auto & Tek

13/11/2014 14:39

Tema e këtij viti në shfaqjen e veturave në Los Angeles do të jetë se si teknologjia do të ndryshojë lidhjen e makinës me njeriun. Infiniti është prodhuesi i parë i veturave që do të parashikojë këtë, me konceptin e quajtur Sypnatiq.

Koncepti Sypnatiq do të jetë një automjet që do të mund të shëndrrohet në automjete të ndryshme për t’i plotësuar nevojat e blerësit, dhe kompania japoneze është duke e quajtur atë “Vizioni i së ardhmes i Infiniti”, transmeton Lajmi.net.

Sipas Infiniti, ky koncept ishte vizualizuar në një garë kompjuterike në të cilën ishte garë për Formula 1 nga LA deri në Las Vegas. Pjesa e dytë ishte një garë nëpër shkretëtirë dhe e fundit ishte ajo ku automjeti transformohej në një avion për tu kthyer në LA.

Sypnatiq përdorë një teknologji që e lidhë trurin e ngasësit me një shtojcë kurrizore dhe i jep mundësinë shoferit për të simuluar një ndërveprim fizik me makinën, transmeton Lajmi.net.

Vetura përdorë edhe një projeksion holografik që përshtatet me nevojat dhe situatën e shoferit, duke lejuar shoferin të lëvizë në mes të automjeteve të ndryshme, pa pasur nevojë të merret me orkestrime të ndryshme.