Infermierja vret 38 pacientë, e bezdisnin (Foto)

Një infermiere italiane mund të ketë vrarë mbi 38 pacientë, duke i injektuar një dozë vdekjeprurëse kaliumi. Daniela Poggiali u arrestua nga policia në Lugo, pas vdekjes së papritur të një pacienteje 78-vjeçare, e shtruar me një sëmundje të zakonshme.

Bota

14/10/2014 13:19

Por ajo që u zbulua nga oficerët shkonte përtej një vrasje, duke përfshirë 38 raste të tjera, ku viktimat ndërruan jetë në mënyrë “të dyshimtë”. Infermierja akuzohet se i ka injektuar pacientëve doza të larta kaliumi, pasi mund të jetë bezdisur nga ata ose familjet e tyre. 

Prokurorët pranojnë se “ka vështirësi të pakapërcyeshme për hetimin e rasteve. Ka 38 raste të tjera të vdekjeve të dyshimta dhe nga këto, dhjetë janë shumë të dyshimta.” 

Në dëshmitë e mbledhura një infermiere që ka punuar me Poggialin, e përshkroi atë si një person të ftohtë, por gjithmonë të etur për të punuar, transmeton Shekulli.