Infermierja, selfie duke i futur gishtat pacientëve që po jepnin shpirt

Një infermiere është pushuar nga puna pasi kishte publikuar foto duke u futur gishtat pacientëve.

Bota

09/03/2015 13:44

Tatiana Kulikova, 25 vjeç, u pushua nga drejtuesit e spitalit pasi kishte shkrepur disa selfie me pacientët që po jepnin shpirt.

Ajo madje kishte hedhur një foto duke treguar gishtin e mesit pranë një pacienti me mbishkrimin “Tjetër ditë, tjetër idiot”.

Në një foto tjetër Tatiana paraqitej duke i futur dy gishta një pacienti të sëmurë me zemër duke thënë “Sa e urrej punën time”.

E pyetur nga drejtuesit e spitalit Kirov në Rusi, ajo ka pranuar gjithçka dhe është pushuar menjëherë nga puna.

Por përveç pushimit nga puna ajo tani rrezikon edhe një padi penale nga familjarët e pacientëve.