Infantino, kandidati i vetëm për president të FIFA-s

Gianni Infantino pritet të zgjidhet president i FIFA-s edhe për katër vite, duke kandiduar i vetëm për këtë pozitë.

Sport

06/02/2019 16:47

48 vjeçari është zgjedhur pasardhës i Sepp Blatter në vitin 2016, ndërsa në të kaluarën ka punuar edhe në UEFA.

Infantino, është i vendosur që të shërbejë edhe një mandat si president i FIFA-s, duke qenë i vetmi që ka hedhur kandidaturën.

Afati për aplikim për president të FIFA-s ka qenë deri të martën, dhe Infantino është kandidati i vetëm që ka aplikuar./Lajmi.net/