Infantino ia jep një lajm të madh Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë një vizite në Nigeri, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino bëri të ditur se kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik në botë mund të pësojë ndryshime në të ardhmen sa i përket numrit të skuadrave pjesëmarrëse, gjë që do të sillte dhe ndryshimin në format.

Sport

25/07/2016 22:57

Propozimin e ngritur që në momentin që mori drejtimin e FIFA-s, numri 1 i futbollit botëror e konfirmoi dhe gjatë vizitës së tij në Abuja.

Sipas Infantinos, kjo ide mund të vihet në zbatim në Botërorin e vitit 2026, duke qenë se ato të 2018 dhe 2022 janë përcaktuar tashmë.

Ky lajm i shkon më së shumti përshtati Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do ta kishin më të lehtë të kualifikoheshin në botërorin e 2016.